E qartë që është diçka e përkohshme, por mund të mësohemi ta shohim më shpesh diçka të tillë. Një Pep Guardiola me maskë në fytyrë dhe doreza në duar është fytyra e futbollit në kohën e epidemisë së koronavirusit, sidomos kur ende kampionati nuk ka filluar, dhe kur skuadrat stërviten me grupe të vegjël. Në Gjermani e nisën po kështu, por gradualisht maskat janë pakësuar, siç është larguar edhe frika dhe është shtuar siguria se jeta mbetet e fortë, pavarësisht virusit.
Kur dëgjon lajme se vende të ndryshme kthejnë tifozët në stadium, siç do të ndodhë në Mal të Zi e Kroaci, dhe siç po ndodh në Bjellorusi, ndjen optimizëm se normaliteti po kthehet. Gjithsesi, për momentin, jemi tek maska e Pepit, apo tek maskat e Hënesit, Rumeniges e Bekenbauerit në “Alianc Arenën” e “mbushur” me vetëm 300 spektatorë.
Sfidanti.al