Bajerni ka një tifoz tepër të shquar në Champions, Guardiolën!

Pep Guardiola e ka ndarë mendjen se cilën skuadër do të përkrahë në Ligën e Kampionëve, dhe ky ekip është Bajerni. Trajneri katalanas ishte i qartë, ndërsa u pyet për këtë gjë, në prag të duelit të Man. Sitit ndaj Totenhemit. “Përderisa as Siti dhe as Barcelona nuk janë në gjysmëfinale, atëherë unë do të jem me Bajernin, – tha ai, – shpresoj të kenë më shumë fat sesa vitet e tjera, ndërsa dueli me Realin është një klasik i madh”.

Trajneri i Sitit bëri edhe një spjegim interesant të situatës në Champions dhe në ligat kryesore europiane. “Për mua, titulli më i rëndësishëm i sezonit është Premier Liga, pasi për të luhen 38 takime, ndërsa në Champions mund të fitosh edhe me 7 ndeshje, – deklaroi Pepi, – shikoni sesa interesante është gjendja. Ne jemi 17 pikë para Liverpulit në Premier, Barcelona është 15 pikë para Realit në La Liga, ndërsa Juventusi është 21 pikë mbi Romën në Serinë A, por të parët nuk janë më në Champions, ndërsa të dytët janë”.

Sfidanti.al