Çfarë emocioni për Gjasulën, në fundjavë shkon si “armik” në Arenën e Paderbornit!

Përshtatja po vazhdon  dhe suksesi i parë më në fund u arrit. Klaus Gjasula doli fitues me fanelën e Hamburgut, ndërsa skuadra e shquar gjermane triumfoi 2-1 në Bundesligën e dytë ndaj Fortunës së Dyseldorfit, por fundjava që vjen do të jetë me të vërtetë e veçantë. Mesfushori i kombëtares shqiptare do të jetë përballë ish-ekipit të tij, Paderbornit, madje në fushën e këtij të fundit.

Ai shkëlqeu edicionin e kaluar për Paderbornin në Bundesligë, duke qenë një nga vrapuesit më të palodhur të kampionatit, e duke shënuar dy gola, edhe pse nuk që e thënë që skuadra e vogël të mbijetonte në elitë. Gjithsesi, cilësitë e tij luftarake tërhoqën vëmendjen dhe Hamburgu vendosi ta merrte për ta pasur një nga shtyllat e ekipit për këtë sezon. Trajneri i Paderbornit, Shtefen Baugart, e vlerëson lart Gjasulën, e po ashtu edhe Hamburgun, kundërshtarin e radhës. “Kam respektin maksimal për Hamburgun, – tha ai, – kështu duhet të luajë një skuadër në këtë kampionat. Me Gjasulën, por edhe me lojtarë të tjerë si Lajstner apo Terode, kanë krijuar boshtin e ekipit. Kam vlerësimin më të lartë për Klausin, një profesionist i vërtetë, edhe si lojtar, por edhe si njeri”.

Tifozët e Hamburgut shpresojnë që ekipi i tyre të ketë lënë pas fillimin e vështirë të sezonit, kur pësuan eleminimin e turpshëm me humbjen 1-4 ndaj Dinamos së Dresdenit, dhe vetë Gjasula u duk i ngadalshëm e jashtë forme. Mesfushori shqiptar do të padyshim emocione të forta në stadiumin “Benteler Arena”, aty ku vjet ishte një nga heronjtë e publikut.

Sfidanti.al