Vërshëllehet himni gjerman në Milano, Bufon kthen situatën

“San Siro” e ka pritur shumë keq përfaqësuesen e Gjermanisë, kur në momentin e ekzekutimit të himnit të miqve, mijëra të pranishëm në stadiumin e Milanos e kanë shoqëruar me vërshëllima. Një mënyrë kjo shumë e shëmtuar, për të filluar një ndeshje miqësore midis Italisë dhe Gjermanisë. Vërshëllimat janë ndërprerë vetëm nga një xhest i kapitenit Xhixhi Bufon, i shëqëruar më pas nga të gjithë futbollistët axurrë, të cilët ftuan publikun të duartrokiste.

Dhe pas pak, durtrokitjet e mbytën zhurmën e vërshëllimave. Megjithatë kjo nuk është hera e parë, që në Itali fillojnë ndeshjet me vërshëllima të himnit të kundërshtarit. Diçka e ngjashme ndodhi edhe shtatorin e kaluar në Bari, përpara miqësores Itali – Francë.