Van Dijk pas dëmtimit të rëndë: Me ndihmën e Zotit, do të kthehem më në formë se kurrë

Pas lajmit për dëmtim të ligamenteve në gjurin e djathtë, Virgil van Dijk shprehu atë cfarë ndjen nëpërmjet një komunikate të postuar në rrjetet sociale.

‘Këtë pasdite takova një konsulent të rëndësishëm për të nisur procesin e riaftësimit-theksonte Van Dijk në komunikatën e tij-tani jam i përqendruar plotësisht në rekuperimin tim dhe do të bëj  gjithcka është e mundur që të kthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Pavarësisht  zhgënjimit të dukshëm, jam i bindur se në vështirësi jepen mundësi dhe me ndihmën e Zotit do të sigurohem që të kthehem më në formë se kurrë. Në futboll ashtu sin ë jetë, besoj se gjithcka ndodh për një arsye edhe është e tëndësishme që të synohet mbajtja e ekuilibrit teksa kalon ulje-ngritje. Me mbështetjen e bashkëshortes sime, fëmijëve të mi, familjes sime dhe të gjithëve te Liverpooli, jam gati për sfidën që më pret. Dua të falenderoj të gjithë për mesazhet inkurajuese, kanë pasur shumë domëthënie për mua dhe për familjen time dhe tani do të bëj gjithcka është e mundur për  të mbështetur shokët e mi të skuadrës në cdo mënyrë në prag të javëve të rëndësishme që po vijne dhe do të merrem me shërimin tim ditë pas dite. Do të kthehem’.

Sfidanti.al