Tradhëti interiste, Ikardit i morën edhe bluzën me nr.9!

Deri në fund të këtij sezoni transferimesh, futbollisti argjentinas, Mauro Ikardi, me siguri që do të largohet nga Interi, vetëm se nuk duket se ku? Trajneri i ri i “neroaxurëve”, Antonio Konte, sapo mbërriti tek Interi, e bëri të qartë se ai nuk do të mbështetej te shërbimet e Ikardit, kurse tani këtij të fundit i morën edhe bluzën me nr.9 që do ta mbajë përforcimi i ri i Interit, Romelu Lukaku.

Tani lind pyetja se ku do ta vazhdojë karrierën Ikardi? Një shënim poshtë një fotoje të Ikardit paralajmëron se futbollisti argjentinas do të ikë nga Interi dhe se do të luajë në Serinë A, por në një klub tjetër.

Futbollisti i Romës, Huan Hesus, poshtë fotografisë së Ikardit kishte vënë shënimin: “Ne të presim që të të japim simbolet e Romës”.

Sfidanti.al