Emri i portierit të njohur spanjoll, Iker Kasijas, u gjend në listën e lojtarëve të Portos për sezonin e ri, ndërkohë që, sikurse dihet, ai pësoi një atak në zemër në fillim të majit të këtij viti dhe u tha se ai do të dilte në “pension”.
Sidoqoftë, ish-portieri i Realit të Madridit e mori veten shpejt dhe pritet që ai të marrë përsipër detyrimet e tij si portier, megjithëse pati spekulime se ai do t’i jepte fundit karrierës së tij si portier. Kasijasi më 20 maj të këtij viti mbushi 38 vjeç.
Sfidanti.al