Gjorgjeviçi kërcënon jankitë: Zoti i ndihmoftë amerikanët !

Po afrohet Botërori i basketbollit për meshkuj që do të zhvillohet gjatë dy javëve të para të shtatorit në Kinë dhe Serbia, duke qenë se në përfaqësuesen e SHBA-së do të mungojnë shumë yje të NBA-së, mori guximin që të kërcënojë SHBA-në kampione të botës.

Trajneri i përfaqësueses serbe, Sasha Gjorgjeviç, u dërgoi një “kërcënim” jankive, duke deklaruar: “Zoti i ndihmoftë amerikanët”!

Sigurisht që ai ka parasysh ndeshjen eventuale mes Serbisë dhe SHBA-së. “Kur ne të përplasemi me ta, ata le të bëjnë lojën e tyre, kurse në do të bëjme lojën tonë dhe Zoti i ndihmoftë amerikanët”!, deklaroi Gjorgjeviçi në një prononcim në televizionin shtetëror serb.

Serbia, në fakt, ka luajtur kundër SHBA-së në dy finale të fundit të turneve të rëndësishëm, Kupën e Botës, më 2014, dhe në Olimpiadën e Rios, më 2016, dhe në të dy rastet ka fituar SHBA-ja. Më 2002, Serbia, atëkohë pjesë e Jugosllavisë, e eliminoi SHBA-në nga Kupa e Botës në Indianapolis, duke e fituar më pas këtë kupë.

Në Botërorin e tanishëm, Serbia është në grup me Italinë, Angolën dhe Filipinet, kurse SHBA me Turqinë, Çekinë dhe Japoninë. Serbia do të ketë në dispozicion të gjithë basketbollistët më të mirë të saj, kurse SHBA-ja do të ketë një ekip më shumë eksperimental me trajner Greg Popoviçin e famshëm, por që do të debutojë në një kampionat botëror.

Sfidanti.al