Superkupa e Italisë; Juve-Lazio në Riad në 22 dhjetor; femrat, falas në stadium

Finalja e Superkupës së Italisë mes Juventusit dhe Lazios do të luhet në Riad të Arabisë Saudite në 22 dhjetor në oren 17:45 me orën evropiane. Lega Serie A konfirmoi vendimin e saj pasi kishte lënë cështjen e orës pezull pasi u përcaktuan ndeshjet  e para dhe të fundit të javës së 17 të Serisë A, ajo që I paraprin pushimeve të Krishtlindjes.

E vecanta për këtë ndeshje, është se për herë të parë nuk do të ketë barriera gjinish brenda impiantit pasi femrat do të lejohet të hyjnë në stadium. Për më tepër hyrja e tyre do të jetë falas, ndërkohë që për femrat e huaja që do të vizitojnë vendin nuk është më e detyrueshme veshja e abayas(veshja tradicionale që mbulon trupin).

Sfidanti.al