Stadiumet më të mira në Evropë; Etihad I mund të gjithë

Cili është stadium më I mirë në botë për t’u vizituar nga admiruesit e futbollit? Kësaj pyetjeje I është përgjigjur portal footy.com që vendosi të përpilojë një klasifikim të impianteve me studimin  e tij. Në këtë studim janë analizuar impiantet ditët e ndeshjeve duke marrë parasysh disa variable; cmimet e abonimeve për sezonin 2019/2020, standarded ambientale, cmimin e një kriko birre, teknologjinë, aksesibilitetin, transportin dhe në fund kapacitetin e stadiumeve.

Sipas këtij studimi vendin e parë dhe titulin si stadiumi më I mirë në Evropë është pikërisht ai I Mancester Sitit, Etihad Stadium me 70 pikë duke lënë në vendin e dytë mitikun Camp Nou të Barcelonës me 63 dhe Allianz Arenën  e Bajernit të Mynihut me 54. Në këtë klasifikim bie në sy prania e ‘Luminus Arena’ I Genk, një impiant me një kapacitet prej 25 mijë vendesh, por që renditet në vendin e 10.

Sfidanti.al