Spanja, Moreno I përgjigjet Luis Enrikes: Po të mos vijoja punën e tij, nuk do të ishte këtu

Polemikat rreth përfaqësueses spanjolle u pasuruan me një kapitull të ri. Pas akuzave për jo ndershmëri të bëra nga Luis Enrike në drejtim të ish trajnerit të La Rojas, Robert morenos, ky I fundit u kundërpërgjigj në një konferencë për shtyp.

‘Akuzat janë të padrejta-tha Moreno-presidenti I Federatës më tha se do të isha trajner I skuadrës deri në mbyllje të Euro 2020 dhe akoma sot nuk e di se përse Luis Enrike më përjashtoi. Tha  gjëra që nuk I meritoj. Nëse nuk do të kisha pranuar të merrja vendin e tij kur ai u detyrua ta lërë atë për probleme që I dinë të gjithë, sot ai nuk do të ishte trajner I Spanjës’

Por Moreno nuk harroi të falenderojë Luis Enriken, gjë që e bëri përpara se të hidhej në kundërsulmin e tij

‘Në radhë të parë dua të falenderoj Luis Enriken për 9 vitet e kaluara së bashku, kam mësuar shumë prej tij-tha Moreno-falenderoj edhe futbollistët që akoma edhe sot më dërgojnë mesazhe’.

Më pas Moreno tregoi versionin e tij të fakteve.

‘Në një takim të parë me të, Luis Enrike më tha se unë bëra detyrën dhe se ai ishte krenar për punën time-vijoi Moreno-më pas ndodhi ajo që ndodhi në familje dhe pas një javë shkova për ta takuar e ngushëlluar dhe për t’I shfaqur mbështetjen time. Me atë rast I thashë se nëse do të kthehej do të isha gati të dilja mënjanë, por më tha se besonte te I gjithë stafi im përvec meje. Aty e pyeta se ku kisha gabuar. Më pas kaloi në Kadiz, kur për herë të parë kuptova se dëshironte të kthehej në stolin e Spanjës. Duke qenë se jam një person besnik dhe korrekt I thashë Molinës që duhet të arrijmë një akord për largimin tim. Edhe sot nuk e di se përse Luis Enrike nuk më donte me vete dhe nuk e di nëse do ta mësoj ndonjëherë. Unë jam I pari që jam I kënaqur për kthimin e tij dhe shpresoj që kjo Spanjë të fitojë Evropianin, por ai më etiketoi me dy epitete të shëmtuara që nuk I kam. Tani mezi pres të kthehem sërish në rolin e trajnerit’.

Sfidanti.al