Skolsi ka luajtur kundër shumëkujt, vetëm njeri është zoti i topit !

Futbollisti legjendar i Mançester Junajtidit, Por Skols, i zbuloi medias angleze se kush është lojtari më i mirë, kundër të cilit ai ka luajtur. Skolsi, sikurse dihet, ka pasur një karrierë shumë të pasur, gjatë së cilës ai ka fituar shumë trofe me “djajtë e kuq”. Në këtë mënyrë, ai ka pasur mundësinë që në fushën e lojës të ketë përballë shumë kolosë të futbollit botëror, por, sipas tij, vetëm njëri është më i miri.
Skolsi ka deklaruar kohët e fundit se ai nuk donte të luante kundër futbollistit brazilian, Ronaldinjo, sepse ai të paktën një herë gjatë ndeshjes do të turpëronte.
“Për Ronaldinjon unë kam folur shumë dhe kam thënë se unë nuk doja të luaja kundër tij, sepse ai të turpëronte. Unë kam luajtur kundër disa lojtarëve të jashtëzakonshëm, por për mua më i mirë do të mbesë Andres Iniesta”, deklaroi Pol Skolsi.
Sfidanti.al