Simbole të Juventusit, Buffon e Chiellini rinovojnë deri në 2021

Lajmi po qarkullonte prej kohësh, por tani është zyrtar; Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon rinovuan kontratat e tyre me Juventusin deri në 2021. Klubi bardhezi bëri të ditur gjithcka nëpërmjet një komunikate për shtyp.

‘Ka futbollistë që nuk kanë nevojë për prezantime-theksohet në komunikatën e Juventusit për rinovimin e kontratave të dy lojtarëve-janë shembuj në fushën e lojës, në dhomat e zhveshjes, liderë, kanë ADN bardhezi që e konsiderojnë këtë fanelë si një lëkurë të dytë. Gianluigi Buffon, Giorgo Chiellini, Kapitenë, flamuj. Bardhezinj përgjithmonë. Dhe këtë e konfirmon edhe pse nuk është e nevojshme, ky zyrtarizim i rinovimit të kontratës për një tjetër vit; 2021’.

Me fjalë të tjera, Juventus blindon senatorët e saj edhe për një sezon, dy totem që kanë qenë gjithnjë në gjendje që të sjellin në dhomat e zhveshjes dhe në fushë, shpirtin bardhezi duke dhënë shembullin e tyre dhe të ndihmojnë skuadrën në momentet më të komplikuar. Një lëvizje kjo që nuk ishte aspak një surprizë, por e rëndësishme për t’i dhënë vazhdimësi dhe për të ndjekur sfida të reja.

Sfidanti.al