Federata Gjermane e Futbollit zyrtarizoi datat e merkatois së transferimeve të kësaj vere për Bundesliga dhe Bundesliga 2. E reja kryesore në këtë pikë është se për shkak të pandemisë coronavirus dhe efekteve të saj këtë vit do ketë 2 sesione merkatosh. E para do të jetë vetëm 1 ditë, 1 korriku për të lejuar klubet të regjistrojnë futbollistët që kanë arritur të blejnë.
‘Përshtatja e datave u bë me konsensusin e DFL dhe të FIFA-tha Peter Frymuth, zv/presidenti I Federatës Gjermane të Futbiollit. Në këtë mënyrë qeveria e futbollit gjerman përmush rekomandimin e FIFA që u propozoi federatave të saj që të zgjasin afatin e merkatos së transferimeve deri në 5 tetor duke qenë se afati për regjistrimin në Ligën e Kampioneve dhe Europa League skadon një ditë më pas, në 6 tetor. Përsa I përket kampionatit me shumë gjasa sezoni I ri I Bundesligës do të nisë në mesin e muajit shtator.
Sfidanti.al