Pas Arthur, është radha e Pjanic, zyrtarisht futbollist i Barcelonës

Mbyllet përfundimisht operacioni i shkëmbimit Arthur-Pjanic mes Barcelonës dhe Juventus. Pasi konfirmoi largimin e Arthur, rreth 2 orë më pas, skuadra katalanase konfirmoi ardhjen e Miralem Pjanic nga juventusi me boshnjakun që do të firmosë deri në vitin 2024 me kontratën e tij që do të këtë një klauzolë prej 400 milionë Euro.

Miralem Pjanic është blerja e tretë e Barcelonës për sezonin 2020/21 pas atyre të Francisco Trincaos dhe Matheus Fernandes, ndërkohë që Pedri është me huazim te Las Palmas me klubin katalanas që e ka prenotuar kartonin e tij që në 2019. Akordi mes Barcelonës dhe Juventusit për Miralem Pjanic është për 60 milionë Euro dhe 5 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve

Ashtu sikurse edhe Arthur, edhe Pjanic do të bashkohet me skuadrën e tij të re pas mbylljes së sezonit pasi të jetë zhvilluar edhe Liga e Kampioneve. Mjeku i Barcelonës Javier Yanguas që udhëtoi me Arthur në Torino, mori përsipër që të kujdesej edhe për vizitat mjekësore të Pjanic në qendrën e Piemontes duke dhënë miratimin e tij klubit katalanas për të bërë blerjen

Në të vërtetë, Pjanic nuk u mendua shumë për të marrë vendimin për të kaluar nga Juventus, ndryshe nga sa ndodhi me Arthur që nuk donte të linte Katalonjën. Barcelona e arriti akordin me boshnjakun që në prill në pritje të ‘Po’ së Arthur për transferimin te Juventusi.

Sfidanti.al