Serie A, na ishte njëherë faktori fushë….

‘Muret e shtëpisë’ janë shembur, në Serinë A italiane faktori fushë nuk ekziston më, ose në rastin më të mirë ka gjithnjë e më pak rëndësi dhe këtë e thonë shifrat; pas 23 javëve është barazuar rekordi absolute I pikëve në transfertë të vendosur në sezonin 2017/18 me 306 dhe në 11 ndeshjet e fundit skuadrat që kanë luajtur në shtëpi kanë fituar të njëjtën kuotë pikësh me ato në transfertë 151.

Në sezonin  aktual që duket se do të mbetet në historinë e futbollit italian, pikët e grumbulluara nga skuadrat pritëse janë 330 nga 636 të mundshmet ose 52% e totalit dhe në epokën e fitoreve me 3 pikë ka ndodhur vetëm një herë. Rastësi? Aspak, është një trend I shfaqur prej vitesh, mjafton të përmendësh sezonin 1994/95 dhe 2013/14 ku pavarësisht progresit të vazhdueshëm të pikëve të marra në transfertë, kjo përqindje e pikëve në shtëpi nuk ka qenë kurrë nën 60%.

Shembulli I Interit kryesues është emblematic; skuadra e Contes është ajo që ka rendimentin më të lartë në ndeshjet jashtë fushës së saj me 29 pikë të grumbulluara në 11 transferta dhe pas zikaltërvë nuk është një rastësi që janë kryesuesi tjetër, Juventusi  dhe Lazio me 23.

Sfidanti.al