Zllatan Ibrahimoviçi te Napoli?Fantazi apo realitet..

A ka mundësi që Ibrahimoviçi të luajë sezonin e ardhshëm në Napoli? Menaxheri i tij, Mino Raiola, para disa muajve, u deklaroi mediumeve italianë se Ibro “është i dashuruar pas Napolit”, duke zgjuar fantazitë e tifozëve të atjeshëm. Kurse tani u prononcua edhe vetë Ibrahimoviçi që, megjithëse, nuk e konfirmoi këtë lajm, ai as nuk e mohoi se mund të kthehet në Serinë A italiane. “Napoli? Asnjehërë, nuk i dihet…”, i deklaroi Ibro gazetës “Koriere dela Sport”, duke shtuar: “Momentalisht, unë jam shumë i kënaqur në Mançester, por të shikojmë se çfarë do të ndodhë.Kam nënshkruar një kontratë me opsionin për ta vazhduar edhe një vit tjetër. Nuk kam shumë sezone para meje, ndërsa dua që të argëtohem dhe ta kaloj kohën mirë”.

sfidanti.al