Zamparini elozhe për zbulimin e tij: Dibala tani vlen 150 milionë euro

Mauricio Zamparini nuk i ka kursyer elozhet për një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Zonjës së Vjetër”, Paulo Dibala, teksa Palermo dhe Juventus pritet të përballen ditën e sotme. Sipas presidentit të Palermos, argjentinasi e ka potencialin e duhur të ndjekë hapat e Lionel Mesit dhe beson se sulmuesi i Juves vlen 150 milionë euro.

Ka qenë pikërisht Zamparini, i cili mori në Itali sulmuesin argjentinas nga klubi Instituto, duke u bërë kështu një nga lojtarët kyç të klubit të tij, para se të kalonte më vonë tek  bardhezinjtë, për shifrën e 40 milionë eurove. “Ai nuk do të bëhet një lojtar si Mesi, pasi në fakt Dibala është në një nivel me lojtarin e Barcelonës”, tha presidenti i Palermos.