Ju është bërë ves, arbitrat pa mëshirë edhe ndaj fëmijëve

Në çdo javë që luhet futboll në Shqipëri, duke përfshirë të gjitha kompeticionet, është e pamundur të mos evidentosh arbitra që bëhen protagonistë të këqinj. Dhe këtu nuk bëjnë përjashtim të gjitha nivelet e gjykimit, me stemë ndërkombëtare në gjoks, ose jo, ndërsa komentet e mëpasme përqëndrohen tek gabime njerëzore, apo justifikime të tjera pothuajse të ngjashme. Por edhe të jesh me aftësi të kufizuara teknike dhe si pasojë të gabosh shpesh, nuk ka se si të jetë rrethanë lehtësuese, pasi është e ndëshkueshme edhe kur ja fut kot, për shkak se je qenie njerëzore.

2

Disa prej këtyre janë të pabesueshëm edhe në ndeshje ku ritmi i lojës ëhtë mëse modest, apo më e keqja, nuk i kushtojnë fare vëmendje, as kur në fushë janë fëmijë, të cilët duhet të matesh shumë për t’i cënuar. Në finale e Kupës së Shqipërisë, midis Tiranës dhe Vllaznisë, në kategorinë U-17, një futbollist i bardhebluve, Selenica, ka shënuar një gol spektakolar me kokë, por aksioni u ndërpre nga asistenti Uran Korra për pozicion jashtë loje. Në foto është pikërisht ky moment, kur duket qartë moment i harkimit të lojtarit të Tiranës dhe pozicioni i Selenicës në qendër, por edhe pamja e pastër e anësorit. Dhe si t ë mos mjaftonte kjo, kryesori Remzi Sadiku i tregon futbollistit të zhgënjyer edhe kartonin e verdhë. Ndërkohë që ishin në fushë futbollistë që nuk i kanë mbushur ende 17 vjeç, të cilët po diskutonin me passion ekstrem, të njëjtën kupë që përdhosën të riturit në mesjavë.