Shesni vendos rekord, asnjë portier tjetër i Juves nuk e ka bërë këtë

Vojçeh Shesni, në sezonin e tij të parë me ekipin kampion të Italisë, vendosi një rekord të madh. Ky portier polak ka arritur që, në 14 ndeshje, ta ruajë të paprekur rrjetën e portë së vet në 10 ndeshje. Asnjë portier tjetër në historinë e Juventusit nuk ka arritur që ta bëjë këtë brenda një periudhe të tillë kohore të shkurtër.

Në këto kushte, tifozët e “Zonjës së vjetër” nuk kanë se përse të shqetësohen se cili portier do ta zëvendësojë Xhanluixhin Bufonin legjendar.

Sfidanti.al