Një gol për ndeshje do të thotë 5 milionë më shumë për CR7-ën

Rroga e tij është prej 31 milionë eurosh, që do të thotë e treta më e madhja në Europë (besohet edhe në botë). Kristiano Ronaldo, jo vetëm që sundon mbi pagat e Serisë A (merr 8 herë më shumë se shoku i ekipit tek Juvja, Kedira), por edhe ka vendosur të sfidojë veten dhe klubin italian.

Ai ka një klauzolë në kontratën e nënshkruar këtë verë, ku parashikohet që, nëse shënon po aq gola sa ndeshje luan, do të fitojë edhe 5 milionë euro të tjera. Kjo do të thotë baraz me Nejmarin, dhe mbetet i dyti vetëm pas Mesit. Të shikojmë nëse do t’ia dalë, ndërsa sezonin e shkuar e bëri këtë gjë me Realin, duke shënuar 44 gola në 44 ndeshje.

Sfidanti.al