Milani i dashuruar me mbrojtësit edhe pse nuk pëson

Kuqezinjtë janë në një momet shumë të mirë, duke mbajtur vendin e tretë në Serinë A, por kjo sërish nuk i kënaq drejtuesit që po punojnë për të përforcuar prapavijën

Pas tetë javësh kampionat, Milani më në fund po i lejon vetes të ëndërrojë për titullin kampion. Skuadra kuqezi aktualisht gjendet në vendin e tretë në Serie A me pikë të barabarta me Romën (16), vetëm pesë pikë larg Juventusit kryesues. Gjithsesi, drejtuesit e klubit në Milano nuk ndikohen nga euforia. Në merkaton e janarit, pritet që trajnerit Vinçenco Montela t’i lihen në dispozicion 85 deri në 100 milionë euro, shumë e mjaftueshme për të furnizuar skuadrën e tij me lojtarë kampionë.

E kështu, i fundit për të cilin po përflitet si alternativë për “Djallin” është Aleiks Vidal. Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës është gati për të lënë Spanjën për të gjetur një skuadër ku i jepet besim, gjë që në “Camp Nou” ai nuk e ka pasur kurrë. Sipas asaj që raporton gazeta katalanase “El Mundo Deportivo”, spanjolli ka gjithashtu mundësi të transferohet në Premier League, aty ku Sandërlend duket se ka nisur të bëjë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e tij. 27-vjeçari këtë sezon u ka bërë me dije drejtuesve të Barcelonës, se – nëse nuk i jepen shanse për të luajtur – ai do të kërkojë largimin që në janar. Ndeshja e vetme që Alvesh ka luajtur në La Liga sivjet si titullar është ajo me Alaveshin. Milani mund t’i ofrojë më shumë.

Përtej ëndrrës së një kthimi të Tiago Silvës dhe të dëshirës për të arritur te Rodrigo Kaio, Fasone dhe Mirabeli po shikojnë me interes profilin e Xherri Mina: mbrojtës 22 vjeçar kolumbian i Palmeiras, i cili është grumbulluar edhe nga kombëtarja e “Cafeteros”. Një lojtar që, në këto muajt e fundit, ka ndezur interesin e shumë klubeve të tjerë: mes këtyre Barcelona dhe Bajern Mynih.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *