Ironi e fatit: tani mbajnë radhë për të takuar “peshkaqenin” Rajola

Tregon Mino Rajola, menaxheri që njihet si “peshkaqeni”në gjuhën e futbollit të sotëm, tipi me bark që kullufit vetëm llokma të mëdha, sidomos kur flitet për Ibra, Pogba apo Balotelin. Cila është historia e tij? “ Kishim lënë takim në orën 11 dhe isha afro 15 minuta më parë tek vendi. Në një mjedis ku dukej më shumë si një dentist, prisnin në radhë 25 veta, duke fulur dhe tymosur. Shkoi ora 11 e 15 minuta dhe askush nuk më thërriti emrin. Shkova tek sekretaria dhe i thashë: “Po pres zoin Moxhi, mund të më thuash se kur do të vijë? Reagimi ishte i shpejtë: “Të gjithë këta njerëz, Moxhin po presin..” Rajola nuk priti më, por iku.

Pas 2 orësh e ka takuar në një restorant: “ Ju jeni zoti Moxhi?” “Cili je ti?” – ka pyetur ai. “Rajola”. “Ah, Rajola..Nëse luan me hile edhe me mua, nuk do të shesësh asnjë futbollist në Itali”.