Interi do të shndërrohet në Juventus?! Fajin e ka Bepe Marota…

Ndërprerja e bashkëpunimit me “operativin” nr.1 mund t’i kushtojë shtrenjtë Juventusit gjatë periudhës së ardhshme. Megjithëse ende nuk është bërë pjesë zyrtare e Interit, Bepe Marota tanimë e ka paraqitur listën e lojtarëve që do të mund ta forcojnë këtë klub milanez në fund të sezonit. Të gjithë ata kanë qenë përforcime potenciale të Juventusit, ndërkohë që Marota punonte si drejtor i madh te Juventusi, tani mund të vijnë tek Interi.
I pari në listë është Federiko Kieza i Fiorentinës që kushton 60 milionë euro. Me pas, në këtë listë vijnë Barela i Kaljarit, mbrojtësit qëndrorë Andersen i Sampdorias dhe Mançini i Atalantës, Marsiali i Junajtidit dhe Rabio i PSZH-së.
I vetmi problem janë financat, por, sidoqofotë, në sezonin e fundit të transferimeve Interi tregoi se ka një fuqi të madhe financiare.
Sfidanti.al