Ekipi i Mercedesit me një gjest mjaft të bukur i shprehu respektin e vet automobilistit legjendar austriak, Niki Laudi, që po merr veten mbas një transplantimi në mushkëri. Gjatë festimit të titullit kampion të Luis Hamiltonit dhe titullit të pestë në konkurrimin e konstruktorëve, në selinë e Mercedesit, shefi i madh, Toto Volf, dhe automobilistët Luis Hamilton e Valeri Botas së bashku me të gjithë ekipin vëndosën në kokë kapele të kuqe, tamam si një të tillë që mban gjatë të gjithë kohës veshur në kokë Niki Lauda, duke e përshëndetur pilotin legjendar dhe duke i uruar atij shërim të shpejtë, duke qenë se ai nuk mundi të marrë pjesë në festimin në fjalë.
“Unë do ta takoj shumë shpejt Nikin dhe jam shumë i gëzuar që ai është mirë. Ai së shpejti të bashkohet me neve”, deklaroi shefi i madh i Mercedesit, Toto Volf.
Sfidanti.al