Trajneri i ri i Fullhemit, Klaudio Ranieri, në fakt, ka pranuar një sfidë shumë të vështirë: fillimisht, ai duhet të ndërpresë serinë e gjatë të humbjeve (shtatë radhazi) dhe, më pas, të arrijë që ta mbajë Fullhemin në Premirë Ligë. Trajneri i mëparshëm serb, Sllavisha Jokanoviç, nuk arriti të gjejë zgjidhje për lojën në mbrojtje, kështu që ky problem tani i mbetet Ranierit.
Pikërisht në këtë drejtim po punon tani Ranieri, sidomos, duke pasuar parasysh se Fullhemi që nga fillimi i sezonit ka pësuar më shumë gola sesa ekipet e tjerë, plot 31.
“Për neve, trajnerët italianë, mbrojtja është pjesa më e rëndësishme e ekipit. Rëndësi ka që ne të kemi një vizion të drejtë sesi duhet të mbrohemi, jo vetëm si mbrojtës, por si i gjithë ekipi. Për mua, shpirti ekipor ka rëndësi të dorës së parëe. Unë e di se Fullhemi ka një ekip të mirë, por atij i duhet edhe grinta (karakteri luftarak)”, thekosi trajneri i ri i Fullhemit, Klaudio Ranieri, në prononcimin e tij të djeshëm në “Skaj Sports”. Por, a do ta arrijë ai ta kapërcejë sfidën e vështirë. Këtë, fillimisht, ne do ta shohim këtë fundjavë, kur Fullhemi të ndeshet me Sauthemptonin.