Gatuzo: “Ne nuk jemi të bukur si Bred Piti, por…”

Milani, mbas një serie ndeshjesh të dobta, më në fund, u zgjua, kështu që, gjatë muajit të fundit, ka arritur të luajë në një nivel të lartë. “Rosonerët”, mbas katër ndeshjesh pa u mundur (tri fitore dhe një barazim), kanë arritur deri gjysmëfinale të Kupës së Italiasë, por, megjithatë, trajneri Xhenaro Gatuzi nuk lejon që lojtarët e tij t’i përfshijë euforia.

“Po, ne kemi arritur që të fitojmë disa ndeshje radhazi dhe, tani, kanë filluar që të thonë fjalë të mira për neve. Por, sidoqoftë, problem është se unë e mbaj mend akoma se çfarë kanë thënë të tjerët për neve para një muaji, kur na kritikonin nga të gjitha anët. Kështu që ne nuk duhet të lëshohemi, pasi ne nuk jemi të bukur si Bred Piti që, gjithnjë, të na bëjnë komplimente, pasi nuk mund të jemi të bukur me një mjekërr si kjo e imja, prandaj duhet të luajmë në një nivel të lartë në çdo ndeshje që njerëzit të na pëlqejnë dhe të thonë fjalë të bukura për neve”, komentoi, sipas sitilit të tij, trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo.