Futboll i pabesë: Milan i madh me Juven, Milan i vogël me Xhenovan

Shumë fjalë të bukura për Milanin në triumfin kunder Juventusit, shkuan ne koshin e mbeturinave pas ndeshjes me Xhenovën. Ishte një rast flagrant kur futbolli të zbret këmbët në tokë. Kuptohet, s’pritej një humbje me 3 gola, një humbje kaq cilësore, sapo trajneri Montela u dha një shans edhe futbollistëve të stolit, nga të cilët mori përgjigjen e gabuar. Pse kaq i paqendrueshëm Milani?  Një fitore e bujshme me Juventusin, ku brezi i futbollistëve të rinj mori pagëzimin “ rinovimi i artë”,më pas, shfaqet një humbje e bujshme, pa shumë histori, ku Milanin që nuk e vuri në dyshim për asnjë moment humbjen.

Dhe asgjë nuk është rastësore nëse mbështetesh tek shifrat: hera e tretë me radhë që Xhenova në fushën e saj i jep leksione Milanit. Këtë herë ishte ndryshe.  Milani vinte nga qielli i shtatë dhe meritoi humbjen më të pastër në rezultat dhe në përmbajtje. Pyetjet që lindën pas kësaj ndeshjeje të panjohur për “djajtë”: pse kjo rënie e ndjeshme fizike dhe mentale e ekipit?  Ajo që dihet me sigrui në këto momente, Milani akoma nuk është gati të futet në grupin e të fortëve të kampionatit, aq sa t’i mbajnë gjunjët vetëm  Juventusin dhe..Xhenovën.