E pabesueshme te Atalanta; Skërtel largohet pas 3 javësh; Kjaer pranë transferimit

Është e pabesueshme ajo cfarë ndodh te Atalanta; Martin Skërtel zgjidh kontratën me klubin bergamask pas 3 javësh. Mbrojtësi sllovak që më pas ka qenë pjesë edhe te Liverpuli, u duk sikur ishte goditja e madhe e merkatos së Atalantës duke parë edhe pjesëmarrjen e tyre në Ligën e Kampioneve, por Skërtel që erdhi nga Fenerbahce do të mbetet në historinë e klubit italian si një meteor që nuk debutoi kurrë në këtë sezon me fanelën e klubit zikaltër.

Mësohet se pas vendimit të 34 vjecarit për të lënë bergamaskët nuk qëndrojnë problemet fizike, por duket se ishte vendimi i Gasperinit për të mos e grumbulluar atë në ndeshjen kundër Torinos. me fjalë të tjera, raportet jo shumë të mira me trajnerin duket se kanmë ndikuar në mos përshtatjen e tij me skuadrën

Kur ka mbetur edhe 1 ditë nga mbyllja e merkatos, Atalanta gjendet me një mbrojtës më pak dhe tani do t’i duhet të gjejë një zëvendësues për Skërtel dhe pretendenti kryesor në këtë pikë është Simon Kjaer nga Sevija që mund të transferohet në Bergamo në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

sfidanti.al