Doni ironi nga Gatuzo? Kualiteti nuk blihet në supermarket!

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, mbas humbjes në San Siro, e pranoi se Arsenali e meritoi fitoren, sepse është një ekip më cilësor. “Ne mund të luanim shumë më mirë, ndërkohë që ne u munduam shumë. Ne nuk u treguan kurajozë aq sa duhet, por duhet të shohim para. Ne e dimë se duhet të luftojmë deri në fund, ndërsa e dimë se kualiteti nuk blihet në supermarket”, deklaroi Gatuzo, duke shtuar:

“Arsenali ka një kualitet dhe potencial të madh, sidomos, në mesfushë, kurse neve ndeshje të tilla na shërbejnë që të rritemi edhe më shumë. Në Londër, ne nuk do të shkojmë më flamur të ulur, ne jemi Milani dhe ne duhet t’i respektojmë bluzën e historinë tonë”, theksoi trajneri i “rosonerëve”.

Sfidanti.al