Donaruma, çfare shifrash; lojtari me i ri qe arrin ne 100 ndeshje ne Serine A

Xhixho Donaruma hyn ne historine e futbollit italian. Ndeshja e luajtur me Napolin ne San Siro ishte e 100 per te ne Serine A dhe te gjitha kane qene me fanelen e Milanit. Nje e dhene kjo qe perben nje rekord te ri pasi Donaruma behet lojtari me i ri qe e arrin kete kuote ndeshjesh ne kampionatin italian te futbollit me moshen 19 vjeç, 1 muaj e 21 dite duke thyer rekordin e  vitit 1963 te Xhani Riveres qe e coi ne 100 numrin e ndeshjeve ne Serine A ne moshen 19 vjec, 5 muaj e 9 dite.

Donaruma e ka bere debutimin e tij ne tetor te vitit 2015 dhe qe nga ai moment e deri tani ne ndeshjen me Napolin ka bere 301 pritje duke fituar edhe vendine titullarit te padiskutueshem. Ne 30 dhjetor te vitit 2016, ne ndeshjen ndaj Fiorentines Donaruma regjistroi 100 ndeshje me fanelen e Milanit ne te gjitha kompeticionet.

Sfidanti.al