Dibala driblon: topi basketbollit më i madh se unë..

Në ditën që ka shpërthyer çështja Bufon, është pasur edhe nga një ngjarje tjetër disa ditë më pas.  Në Vinovo Allegri, Dibala kishte ndërprerë stërvitjen për shkak të një dëmtimi që do ta mbante disa kohë larg lojtarin. Ndërsa pritej që t’i nënshtrohej fizioterapisë në palestër, është kapur duke luajtur basketboll. Trajneri i tij ka bërë habinë nga gjesti i tij, duke e pyetur:

-Si ka mundësi që luan basketboll, kur duhet të bëje fizioterapi!

-Nuk ka një fizioterapist që të kujdeset për mua..- ka reaguar sulmuesi. Dhe, menjëherë është bërë mbledhja e stafit dhe trajneri Alegri i ka theksuar stafit mjekësor se rikuperimi i Dibalës është më shumë i rëndësishëm sesa punet e tjera.

Për Alegrin është një xhevair i vogël, talenti i të cilit nuk vihet në dyshim, por kjo nuk mjafton që ta shpëtojë nga ironia e tifozëve: “ Si ka mundësi që Dibala luan basketboll, kur topi është më i madh se ai”. Argjentinasi e ka përgjigjen gati: “ E gjuaj topin me këmbë..”