Bufon hedh dorashkat: “ Në Itali, skuadrat na përulen”

Një kapiten i vërtetë është ai që e “sheh” rrezikun përpara se të jetë afruar dhe kështuqë e neutralizon me më lehtësi. Pikërisht atëherë kur në dhomat e zhveshjes bardhezi po qeshej, ka qenë Xhixhi Bufon ai që e ka shuar entuziasmin dhe ka nisur të flasë: ”Djem, kështu nuk mund të shkojmë gjëkundi. Në Itali fitojmë, sepse të tjerët na e kanë frikën dhe ndoshta na hapin edhe rrugë nganjëherë për të mos rrezikuar, por mos prisni që edhe në Europë të ndodhë kjo.

Në Itali, të dy skuadrat që nuk na kanë patur frikë na kanë mundur që të dyja ( i është referuar humbjes me Milanin dhe Interin). Duhet më shumë personalitet, më shumë grintë, më shumë dëshirë për t’u ndihmuar, ndryshe do t’ia komplikojmë jetën vetes në kampionat dhe do të vuajmë në Champions”. Një gjë të tillë, sipas “Gazzetta Dello Sport“ Bufon e ka thënë në dhomat e zhveshjes pas Napolit. Madje, në numrin e djeshëm të “La Gazzetta Dello Sport”, ishte edhe artikulli dhe fjalët që kishte thënë Bufon menjëherë pas ndeshjes me Sasuolon.

REAGIMI – Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë përgënjeshtrimi i klubit, i ardhur menjëherë nëpërmjet rrjeteve sociale nga faqet zyrtare, teksa, sipas këtij reagimi, “Klubi i Juventusit do të bëjë me dije se titujt me “ngritje zëri” dhe fjalët e përcjella nga “Dello Sport” nuk janë të vërteta dhe vlejnë vetëm për të rritur tensionin në klubin bardhezi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *