Buffon kthehet te Juventus; të enjten kryen vizitat mjekësore

Xhanluixhi Bufon është gati të kthehet te Juventusi pas një viti të jetuar në radhënët e Paris Sën Zhermenit. Portieri 41 vjecar do të kryejë vizitat mjekësore në J Medical paraditen e kësaj të enjte përpara se të firmosë një tjetër kontratë me klubin bardhezi.

Këtë radhë hierarkitë te Juventusi do të ndryshojnë për Buffon që do të jetë portieri i dytë i skuadrës për të zëvendësuar Sheznin. Marrëveshja e nënshkruar mes drejtuesve të Juventusit dhe Buffon është një vjecare dhe ajo u arrit në ditët e kaluara. Kontrata e Bufon skadon në 2020 dhe me Bufon që do të marrë bonuse që lidhen me sukseset e skuadrës.

Pas kësaj, 41 vjecari do të nisë një karrierë të re; atë të drejtuesit në bordin e kampionëve të Italisë.

sfidanti.al