Bombë: Milani me një ofertë shokuese për yllin e Juves!

“Sportmediaseti” që është i afërt me Milanin, lëshoi një “bombë” të vërtetë, duke publikuar lajmin ese Milani i ka bërë një ofertë shokuese Juventusit për Leonardo Bonuçin. Kështu, pretendohet se “rosonerët” kanë ofruar lojtarët Matia de Shiljo dhe Alesio Romanjoli, si edhe një shumë të konsiderueshme parash (nuk dihet shuma e saktë), por, megjithatë, kjo nuk është e gjithë oferta. Sipas mediumit të mësipërm, Milani ka arritur një marrëveshje me Bonuçin që do të bëhet futbollisti më i paguar në Serinë A italiane me 7 milionë euro në sezon plus bonuse të tjerë.

Mbrojtësi i lartpërmendur i përfaqësueses italiane i ka thënë PO ofertës së “rosonerëve” dhe Juventusi ka kërkuar 72 orë që t’i përgjigjet ofertës. Mbetet që të shihet se cili do të jetë vendimi i “zonjës së vjetër”, por, nëse marrëveshja e mësipërme do të realizohet, ajo me siguri që do të shkaktojë një “tërmet” të vërtetë në Apenine!

Sfidanti.al