Sa pak duan tifozët e Realit: Nejmarin, Kavanin, Mbapenë e Alveshin

Dy prej tyre kanë qenë më parë me Barcelonën, por kjo nuk prish punë. Për tifozët e Realit, ata dhe dy të tjerë janë emrat e vetëm që mund ta kthejnë për mbarë skuadrën e tyre të zemrës. Gazeta “Marka” ka bërë një sondazh për lexuesit e saj, me pyetjen se cilët futbollistë duhet të marrë presidenti Florentino Perez nga ekipi kundërshtar, që është Paris SG! Përgjigja e tifozëve votues ishte shumë “modeste”.

Shtatë prej yjeve aktualë madrilenë “e kaluan klasën”, por katër të tjerë jo, dhe habia e madhe është se tek “ngelësit” është edhe vetë “Madhëria” e tij Kristiano Ronaldo. Tifozët e Realit duan Dani Alveshin në krahun e djathtë të mbrojtjes, dhe duan treshen e plotë të PSG-së për ekipin e tyre, pra Nejmarin, Mbapenë e Kavanin, duke “djegur” edhe Benzemanë e Bejlin.

Formacioni i tifozëve: Kejlor Navas, Dani Alvesh, Sergio Ramos, Varan, Marselo, Kros, Kasemiro, Modriç, Nejmar, Kavani, Mbape.

Sfidanti.al