Rusi 2018; Episodet qe do t’i nenshtrohen VAR, do shfaqen ne stadium

Episodet e dyshimta qe do te shqyrtohen gjate ndeshjeve te Boterorit te Rusise do te shpjegohen edhe ne ekranet e medhenj te stadiumeve. Lajmi u be i ditur nga FIFA e cila theksoi se kjo behet qe tifozet te mos kene asnje dyshim per motivin e vendimeve qe do te merren nga arbitrat gjate ketyre sfidave me ane te teknologjise.

FIFA do te percaktoje nje person ne sallen e shqyrtimit te videove, detyra e te cilit do te jete te degjoje argumentimet e arbitrave per t’ua transmetuar komentatoreve te ndeshjeve. Ne ekranet e medhenj do te shfaqen grafikat, perseritjet pasi te jete marre vendimi nderkohe qe do te informohen edhe tifozet.

Nderkaq FIFA beri te ditur gjithashtu se ka percaktuar 13 arbitrat qe do te punojne me sistemin VAR qe do te jene nga kampionatet ne Itali dhe Gjermani ku edhe aplikohet ky sistem.

Sfidanti.al