Rrëfehet Iniesta: Në Spanjë m’u boshatisën trupi dhe shpirti….

La Barcelonën mes lotësh dhe hasi vështirësi për t’u përshtatur në Japoni. Për Andres Iniestën, transferimi nga Spanja në Azi, ndryshe nga sa mund të mendohej, nuk ishte aspak i lehtë. Në një intervistë për ‘Equire’, mesfushori spanjoll tregoi aventurën e tij të re te skuadra eVisel Kobes në kampionatin japonez të futbollit.

‘Pranoj se gjatë këtyre 6 muajve në Japoni dhe te Visel Kobe, nuk e kisha aspak të lehtë të përshtatesha si në aspektin sportiv ashtu edhe atë te jetës familjare-tregon Iniesta-por tani familja dhe fëmijët e mi duket se janë përshtatur. Erdha këtu me familjen time pas Kupës së Botës në Rusi pa pasur kohën dhe hapësirën e duhur për t’u organizuar. Gjatë kësaj kohe asimiluam diferencat mes dy kulturave. Japonezët janë më të qetë se ne dhe kjo reflektohet edhe në stadium e në fushën e lojës. për më tepër, në shumë raste më kanë pyetur se si komunikoj me shokët e skuadrës dhe pjesës tjetër të stafit teknik për të kaluar barrierën gjuhësore. për pyetjet më te thjeshta si përshëndetjet apo lamtumirat fillova të këndoj në japonisht.Unë dhe Ana marrim leksione të gjuhës disa ditë në javë, por kur bëhet fjalë për biseda të gjata punoj gjithnjë me një përkthyes. Nga ana tjetër u habita nga përpjekjet e disa lojtarëve për të mësuar pak spanjisht për të komunikuar me mua’.

Iniesta foli edhe për diferencat që ekzistojnë në sjelljen e tifozëve japonezë me ata evropiane.

‘Tifozët këtu i jetojnë ndeshjet për atë cfarë ato janë në të vërtetë-vijoi Iniesta-ata i inkurajojnë ekipet, protestojnë, por nuk zemërohen ose e bëjnë këtë por në mënyrën e duhur. Në Japoni është dicka normale që lojtarët i afrohen publikut për ta përshëndetur pavarësisht rezultatit. Pak kohë pasi erdha në klub patëm një situatë të vështirë, pasi kishim humbut 6 apo 7 ndeshje radhazi dhe tifozët e kishin marrë me shumë sportivitet. Japonezët e shohin disfatën në mënyrë krejt tjetër nga ne në Evropës. Kjo filozofi ishte më e vështirë për mua për t’u asimiluar, pasi kam qenë gjithnjë kompetitiv dhe nuk më ka pëlqyer të humbas. Edhe këtu ekipet janë kompetitive por nxjerrin të tjera përfundime nga humbjes. Koha që po kaloj te Visel Kobe është më e qetë se ajo që kam jetuar te Barcelonë. Në Spanjë u boshatisa i tëri në trup e në shpirt’.

sfidanti.al