Roma, shtyhen vizitat mjekësore të El Sharaawy, ende pozitiv me Covid-19

Një vit e gjysmë pas largimit, Stephan El Sharaawy rikthehet te Roma. Ditën e premte sulmuesi mbërriti në kryeqytetin italian në mënyrë sekrete nga Dubai ku ndodhej me pushime, fillimisht për t’iu nënshtruar testeve me tampon për Covid-19 që tregoi se kishte ende shenja pozitiviteti të këtij virusi.

Kjo bëri që të shtyhen vizitat mjekësore që ishin parashikuar të kryheshin këtë të shtunë. El Sharaawy vjen te Roma me parametra zero me futbollistin që është në bisedime me klubin e Shanghai Shenhua ku u transferua në 2019, për zgjidhjen e kontratës së tij nga e cila përfitonte 16 milionë Euro në sezon.

sfidanti.al