Roma pranë blerjes së një sulmuesi; Carles Perez nga Barcelona

Roma është drejt mbylljes me rezultat pozitiv të tratativave me Barcelonën për blerjen e sulmuesit të ri Carlez Perez. Sipas medias spanjolle akordi mes klubeve parashikon marrjen e futbollistit në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 20 milionë Euro të pagueshme verën e ardhshme, ndërkohë që mungon një detaj i rëndësishëm me Barcelonën që pretendon të ketë të drejtën e riblerjes së një sulmuesi të krijuar në akademinë e saj dhe që ishte shumë i vlerësuar nga ish trajneri i saj Ernesto Valverde.

Ndërsa trajneri aktual, Quique Setien i ka komunikuar futbollistit pas stërvitjes të së premtes se për të nuk ka hapësira në skuadër kështu që për të zgjidhja më e mirë është të gjejë një skuadër tjetër për të vijuar karrierën. në këtë mënyrë, Roma u shfaq në dyert e Barcelonës dhe tratativat për Perez mund të mbyllen në orët në vazhdim. në këtë mënyrë barcelona vendosi të largojë nga Spanja, Carlez Perez edhe pse ky i fundit kishte bërë të ditur se ishte gati që të qëndronte edhe te Barcelona B

sfidanti.al