Gimnasia La Plata ka mbretin dhe ai quhet Diego Armando Maradona. për ndeshjen në shtëpi në kampionatin argjentinas të futbollit kundër Velez, El Pibe De Oro u ul në pankinë në një fron të krijuar posacërisht për të. Është kjo një lëvizje marketingu për Gimnasian që bëri të ditur se pas cdo ndeshje që do të luhet në shtëpi, froni i vecantë i autografuar nga Diego Armando maradona do të shitet në ankand për tifozët e interesuar.
sfidanti.al