Rahoi flet si tifoz i Realit: Nuk dua të shoh Nejmarin në Madrid

‘Nejmar me fanelën e Realit të Madridit? Nuk do të jem aspak i kënaqur-kështu është shprehur kryeministri spanjoll, Mariano Rahoi në një intervistë për AS me rastin e 50 vjetorit të themelimit të kësaj të përditshmeje kur u pyet për transferimin e mundshëm të brazilianit në ‘Santiago Bernabeu’.

Rahoi që është një tifoz i Realit të Madridit foli edhe për ndeshjen që ‘Los Blancos’ do të luajnë me Paris Sën Zhermen në Ligën e Kampioneve.

‘Cilët lojtarë më shqetësojnë më shumë nga Paris Sën Zhermen? Njerëzit flasin vetëm për treshen sulmuese, por në skuadër janë edhe lojtarë si Di Maria, Verrati, Rabio-tha Rahoi-do të jenë dy ndeshje plot pasion mes 2 prej ekipeve më të mira në botë. Po të bësh një arsyetim racional, PSG është favorit, por të mos harrojmë se Reali është Real dhe Liga e Kampioneve është kompeticioni i kësaj skuadre sidomos tani që është eliminuar nga Kupa, ndërkohë që edhe në kampionat është jashtë pretendimit për titull’

sfidanti.al