PSG, Di Maria: Në konflikt me Ikardin? Budallallëqe! Po e ndihmojmë!

Mbërritja e Mauro Ikardit te Paris Sën Zhermeni ka rihapur debatin në lidhje me një raport jot ë mirë të tij me senatorët e përfaqësueses argjentinase ku bën pjesë edhe Anhel Di Maria. Por futbollisti argjentinas ka mohuar  gjithcka për këto zërat që flasin  për konflikt me ish kapitenin e Interit.

‘Gjithmonë është e njëjta histori, I njëjti budallallëk-tha Di Maria-këto janë gjëra të pabesueshme me të cilat je mësuar. Ndonjëherë mendon se duhet të mohosh, por e vërteta është se kjo është e kotë. Nga njëra anë më vjen pak për të qeshur, nga ana tjetër më bën të ndihem keq sepse  dukem te të tjerët si një I poshtër  ndërkohë që është e  kundërta. Ikardi po integrohet me skuadrën dhe qytetin. Është pak I stresiuar për shkak të transferimit, distancës me familjen e tij, por po përshtatet. Ne flasim, kërkoj ta ndihmoj si mundem. Ai e di se që nga moment kur erdhi këtu ne po përpiqemi që ai të integrohet sa më shpejt të jetë e mundur’.

Sfidanti.al