Premtimi I Platinisë; unë viktimë e një komploti, do të kthehem

Mishel Platini do të kthehet. Ish presidenti I UEFA bën premtimin, por edhe një kërcënim duke qenë se në 7 tetor përfundon edhe koha e skualifikimit të tij. Legjenda e futbollit francez e bëri këtë premtim  në një intervistë për televizionin zviceran RTS teksa theksoi se ndihet gati për t’u rikthyer dhe të studiojë ofertat që do t’i vijnë.

Padyshim që e ardhmja e tij do të jetë larg FIFA ndaj së cilës ka ende mëri.

‘Kam shumë eksperiencë për të ofruar-tha Platini-ajo që mund të them është vetëm se do të kthehem. Nuk e di ku e si, mund të them vetëm se mora një ndëshkim nga ana e disa idiotëve. Kam qenë viktimë e një forme konspiracioni. Kishte një akord mes Prokurorisë dhe FIFA. Besoj se Infantino dëshiron që unë të mos kthehem, por unë nuk e kam ndjerë veten si i pezulluar në asnjë moment. Një ndërmarrje private nuk mund të pezullojë askënd. Nuk ka asnjë mundësi për pajtim me Blatter. Gjithsesi nuk jam pendiuar që votova që Botërori 2022 të mbahet në Katar. Do të jetë si Disneyland’.

Platini foli edhe për tema të tjera sic është rezidenca e tij në Zvicër, presidentin Makron, Ronaldon etj.

‘Nuk do të largohem nga Zvicra-vijoi Platini-është një parajsë. Ronaldo është një futbollist I mrekullueshëm, ndërsa Makron është I apasionuar pas futbollit. Problemi I intolerancës në futboll ekzistion. Stadiumi është një vend ku të gjithëve u lejohet gjithcka. Lufta kundër fyerjeve homofobe e raciste do të jetë e vështirë, por duhet bërë’.

sfidanti.al