Xhaka largohu nga Arsenali! Thirrjen e kundështon Djourou..

Johan Djourou i ka dal në ndihmë Granit Xhakës, i cili është duke u kritikuar nga tifozët pas kartonit të kuq ndaj Burnleyt.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është ndëshkuar me karton të kuq për herë të dytë këtë edicion, dhe kjo ka acaruar tifozët.

Ata përmes komenteve të tyre në një foto të postuar nga Xhaka në Instagram, kërkojnë që të jetë më i kujdesshëm dhe të largohet nga Arsenali.

Por, atij në ndihmë i ka dal bashkëlojtari i tij te Zvicra, Johan Djourou, i cili tregon se Xhaka luan me pasion dhe se do të mësojë nga këto gabime.

“Pse duhet t’i them Xhakës që të largohet nga Arsenali. Ai mori sërish një karton të kuq, okej. Ne fituam në fund dhe kjo është e rëndësishme. Më lejoni të ju them. Graniti po jep gjithçka për fanellën e Arsenalit dhe ky është stili i tij i lojës, kështu që mos u bëni shumë të ashpër me të. Ai luan me pasion. Ai do të mësojë”, ka shkruaj Djourou në foton e postuar nga Xhaka në Instagram