Shkodran Mustafi trondit Arsenalin, një muaj pushim nga dëmtimi!

Një muaj pa njërin nga mbrojtësit më të mirë, pikërisht në kulmin e sezonit. Ky është fati i keq i Arsenalit dhe i Shkodran Mustafit, pasi mbrojtësi shqiptaro-gjerman pësoi një dëmtim në kofshë në ndeshjen e djeshme të londinezëve në Premier Ligë. Futbollisti i ardhur në verë nga Valencia për më shumë se 40 milionë euro, doli nga fusha pas 25 minutash lojë dhe do të dojë kohë që të kthehet. “Topçinjtë”, për fat, fituan 3-1 ndaj Stouk Sitit duke mbetur një nga pretendentët kryesorë për titull. Arsenali kapërceu nëntorin, muajin më të vështirë të epokës “Venger”, por duket se dhjetori dhe janari do të jenë më të vuajtur. Mustafi ka qenë një nga shtyllat e skuadrës që ka fituar pjekuri të madhe në lojën në mbrojtje dhe po lufton si e barabartë me Çelsin, Mançester Sitin apo Liverpulin për të triumfuar më në fund në kampionatin anglez për herë të parë që nga viti 2004.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *