Premier Liga, Shaqiri shkëlqen, Arsenali i Xhakës nuk fiton dot!

Xherdan Shaqiri shënoi dy gola dhe thuajse i vetëm nxorri ekipin e tij, Stouk Sitin, nga zona e ftohtë e renditjes në Premier Ligë. Sulmuesi shqiptar i Zvicrës realizoi dy herë mrekullisht me të majtën e tij, duke gjuajtur nga jashtë zone (një me goditje dënimi), dh Stouk fitoi 2-0 ndaj Hall Sitit (Hull). Ky sukses bëri që Stouk të kalonte rivalin në klasifikim.

Ishte një e shtunë ku skuadrat e forta nuk e patën të lehtë. Fillimisht, Totenhemi u ndal në barazim 0-0 në fushën e Bornemuthit, ndërsa më pas Arsenali nuk theu dot rezistencën e Midëllsbrout ndonëse luajti në “Emirejts”. Londinezët luajtën dobët dhe nuk i bënë dot një dhuratë trajnerit Arsen Venger në ditën e tij të lindjes.

Fitore kumbuese për Leiçesterin. Kampionët në fuqi dhanë paraqitjen më të mirë të sezonit duke kaluar 3-1 Kristël Palasin, duke kryesuar thellësisht. Trajneri Klaudio Ranieri me siguri ka mbetur i kënaqur me ekipin e tij që shënoi radhazi me Musanë, Okazakin dhe Fuhsin, ndërsa miqtë shkurtuan në fund diferencën me golin e Kabajit. Uest Hem, i drejtuar nga mjeshtri kroat i stolit Sllaven Biliç, arriti një fitore të rëndësishme 1-0 në Londër ndaj Sandërlendit. Ishte një çlirim i madh në “Apton Park” sepse goli u shënua në minutën e 90-të nga Reid.

Java 9: Bornemuth-Totenhem 0-0, Arsenal-Midëllsbrou 0-0, Hall Siti-Stouk Siti 0-2, Bërnli-Everton 2-1, Suonsi-Uatford 0-0, Uest Hem-Sandërlend 1-0.

Renditja:Arsenal 20 pikë, Man. Siti (-1) 19, Totenhem 19, Liverpul (-1) 17, Çelsi (-1) 16 etj.

B. Kuka