Pogba apo Kante? Krahasimi si një lajthitje për Konten

Antonio Conte nuk dëshiron që të bëhet nje kembim  mes të N’Golo Kantes dhe Paul Pogbas

Trajneri italian, Antonio Conte ka pasur mundësi që të punoi me Paul Pogan në Juventus dhe tashmë me N’Golo Kanten në Chelsea.

Ai i njeh mirë të dy, por nuk dëshiron krahasime në mes tyre, pasi janë lojtarët me karakteristika të ndryshme.

“Ata janë dy lojtarë të ndryshëm me karakteristika të ndryshme. Kam pasur mundësinë të punojë me Pogban për disa vite. Ne jemi duke folur për një top, top lojtar në të gjitha situatat, madje edhe në stërvitje”, ka thënë Conte.