Murinjo përgatit tifozët për ditët e këqia, fajin e ka Anglia

Mançester Junajtidi po luan në mënyrë mjeshtërore, këtë fillim sezoni në Premier Ligë, duke i fituar tri ndeshjet e para me rezultatin e përgjithshëm 10-0, me Uest Hemin e Suonsin nga 4-0, ndërsa në ndeshjen e fundit me Lesterin Sitin 2-0 në “Old Traford”.

“Sezonin e kaluar, shumë nga ndeshjet tona përfunduan në barazim në fushën tonë, por, sidoqoftë, ne arritëm edhe të fitonim një numër jo të vogël ndeshjesh. Megjithatë, ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk dua që t’i tremb tifozët, po ashtu nuk dua që të përsëritet situata e sezonit të kaluar”, deklaroi Murinjo, duke shtuar se, “gjatë këtij sezoni, ne po luajmë shumë më mirë dhe më me cilësi. Kemi nëntë pikë mbas tri ndeshjesh, por, po kështu ishte situata edhe sezonin e kaluar në këtë periudhë! Duhet të tregohemi të kujdesshëm, sidomos lidhur me pauzat, kur luan përfaqësuesjja”, vuri në dukje “Speciali”.

Sfidanti.al