Morata shkurton muajin e mjaltit që të shpejtojë kalimin te Junajtidi

Gazeta “AS” shrkuante sot se Alvaro Morata e ka shkurtuar muajin e tij të mjaltit në Ibica, me qëllim që të shpejtojë transferimin e tij nga Reali i Madridit te Mançester Junajtidi. Gazeta e mësipërme spanjolle njofton se ky sulmues i Realit u kthye në Madrid nga Ibica me herët sesa kishte planifikuar, që ta zgjidhë çështjen e së ardhmes së tij. Morata ka folur disa herë në telefon me Murinjon, ndërkohë që edhe Reali dhe Junajtidi po zhvillojnë bisedime intensive. Trajneri portugez i njeh mirë cilësitë e Moratës, me të cilin ai ka bashkëpunuar, kur ka qenë trajner i Realit të Madridit. Pritet që çështja e transferimit të Moratës nga Reali tek Junajtidi të zgjidhet shepjt, me qëllim që ai të nënshkruajë kontratën përkatëse.

Sfidanti.al